Languages

  • Français
  • Македонски
  • English
  • Shqip

Boshti i bashkëpunimit: Inventarizimi i trashëgimisë kulturore

Printer-friendly versionSend to friend

Bartës të projektit

● Shoqata e Qyteteve nga Maqedonia me Trashëgimi Arkitektonike (MK)
 
 
Në Republikën e Maqedonisë, në kuadër të procesit të decentralizimit, komunat përftojnë kompetenca të reja, posaçërisht në pjesën e udhëheqjes me trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin urban. Qëllimi i aktiviteteve është të zhvillohet mendim i përbashkët për politikat e trashëgimisë kulturore, të hartohen metoda, vegla dhe strategji me qëllim të mbrojtjes, vlerësimit të trashëgimisë kulturore dhe ngritjes së vetëdijes së qytetarëve si një vegël për zhvillim social dhe ekonomik. 
 
Mbrojtja e trashëgimisë kulturore në mjediset urbane të Maqedonisë është urgjente për shkak të shkatërrimit të shpeshtuar ose rindërtimit dhe mungesës së ligjeve përkatëse. Në Normandi të Poshtme shumë pak komuna kanë miratuar vegla për mbrojtje dhe vlerësim të trashëgimisë kulturore, sipas modeleve të sektorëve të mbrojtura, qyteteve arkitektonike ose rajoneve me trashëgimi të mbrojtur kulturore. Ndodhitë në historinë e hershme kanë shkaktuar ndryshime të dukshme të pamjes së qyteteve, siç është për shembull,qyteti Caen në Normandi të Poshtme. Politikat për mbrojtjen dhe vlerësimin e trashëgimisë kulturore mund të përforcohen ende më tepër.
 

Qëllimet

• Përforcimi i shkathtësive të punonjësve administrativ në fushën e urbanizmit dhe trashëgimisë kulturore
• Nxitja e dialogut mes këshilltarëve komunal dhe punonjësve administrativ lidhur me problemet e zbatimit të politikave përkatëse për trashëgimi kulturore 
• Rrjetëzimi i njësive lokale që mos të jenë të izoluar në qasjet e tyre dhe të punojnë bashkërisht
• Përcaktimi i metodologjisë për inventarizim operativ mes gjithë aktorëve për të krijuar një vegël për mbrojtje dhe udhëheqje me trashëgiminë kulturore. 
 

Aktivitetet

• Identifikimi i pilot qyteteve në të cilat do të mund të realizohet inventarizimi operativ i trashëgimisë kulturore;
• Vëzhgimi i fazës së parë të inventarizimit të trashëgimisë kulturore në Maqedoni   
• Konferencë për prezantimin e veglave franceze të mbrojtjes dhe vlerësimit të trashëgimisë kulturore, e organizuar në Francë. Në konferencën u prezantuan aktivitetet e zhvilluara në Maqedoni.
Albanian

Dernières nouvelles

Risi nga bashkëpunimi | Trashëgimia kulturore
09/03/2012
Mundësia për të mbrojtur perlat arkitektonike dhe të vendosen në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ishte në fokusin e konferencës dedikuar standardeve për mbrojtjen e trashëgimisë që më 9 maj të këtij viti u mbajt në Veles. Në konferencën, që ishte organizuar nga Shoqata e Qyteteve nga Maqedonia me Trashëgimi Arkitektonike dhe Shoqata Franceze Kombëtare e Qyteteve me Histori dhe Art, kreu i komunës Goran Petrov në cilësinë e kryetarit të shoqatës maqedonase e theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi.
>>>

 

© Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme - Të gjitha të drejtat janë të mbajtura - Përdorim i emrit “Maqedoni”